Për ata që janë shëmbulli më i mirë i brezave të rinj, e që janë të moshuarit, sot (12 korrik) në ora 13:00, në kinemanë ABC, në Prishtinë, do të shfaqet dokumentari ”Mos u plaksh”.
Është Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), ajo e cila ka realizuar këtë projekt, përfshirë këtu një hulumtim dhe dokumentarin respektiv.
Bazuar në njoftimin e ndarë për media, prezantimi i këtij projekti ka për qëllim vetëdijësimin e shoqërisë për kujdes të shtuar ndaj të moshurave, të cilët, siç thonë organizatorët janë kategoria më e shpërfillur e shoqërisë.
Trajtoji mirë sot të moshuarit, që të të trajtojnë njësoj ty nesër kur të plakesh.