Përmes orës poetike me poezitë e autorit Xhevdet Bajraj, ku Zyrafete Shala do të prezantoj librin e tij “Lëngu i Trëndafilave” të recituara nga Betim Zllanoga dhe Beg Popaj dhe me performancë live të këngëtares Flaka Krelani, “Pre-Hardh Fest” premton festë të madhe sivjet.
Në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe Nikoqiri i Festivalit z. Nahit Veseli dhe Ambasadorët e tij Shkelzen Dragaj, Bujar Berisha, Drenusha Blakaj, Skender Rama dhe Abaz Krasniqi.Kjo festë i paraprinë Festivalit “Hardh Fest” i cili këtë vit mbahet më 7, 8 dhe 9 Shtator, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi dhe në përkrahje të Partnerit të Festivalit Stone Castle.
Por e shtuna e 14 korrikut, ju fton të bëheni gati për një mbrëmje argëtuese, me miq dhe me pamje kah vneshtat.