Fituesja e Çmimit Nobel, Malala Yousafzai është një aktiviste pakistaneze e cila është e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe arsimimin e grave në Luginën e saj të lindjes Swat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit, ku talibanët lokal kishin ndaluar vajzat të shkojnë në shkollë.
Malala u bë një figurë publike kur ajo u qëllua nga talebanët ndërsa udhëtonte për në shkollë. Pas plagosjes për vdekje ajo u dërgua në Angli për tu shëruar. Malala edhe më tutje lufton për mbrojtjen e të drejtave të secilit fëmijë për tu arsimuar.
Më 12 Korrik të vitit 2013, në ditëlindjen e saj të 16-të, ajo foli në OKB mbi rëndësinë e arsimit, duke bërë thirrje për qasje universale në arsim. Pikërisht kjo ditë nga OKB u quajt “Dita e Malalës”.