“Nuk është e vështirë sa duket, thjeshtë ju duhet trajnim”, me këtë sllogan realizohet punëtoria njëditore “Të folurit para publikut”, të cilin e organizon Akademia e komunikimit “Fol”.
Në këtë punëtori ligjërohet për aspektet bazike që kanë të bëjnë me një paraqitje sa më të kompletuar para publikut.
Vlen theksuar se Akademia e komunikimit “Fol”, ka për qëllim që të ofroj trajnime dhe kurse për të folurit para publikut.
Trajnimet janë grupore dhe individuale, varësisht prej kërkesave të klientëve, poashtu ofrojnë trajnime specifike edhe për kompani dhe organizata të ndryshme.
Të interesuarit për pjesëmarrje, mund të lajmërohen në këtë adresë: akademiafol@gmail.com, dhe në numrat e telefonit: 044/ 049 183 467.