Sot, rreth 16% e popullsisë së botës, dy të tretat e të cilave janë femra, nuk janë në gjendje të lexojnë dhe të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare.
Për ta luftuar këtë dukuri, ‘Kombet e Bashkuara të Amerikës’ vendosën që 8 shtatorin ta shpallin si „Ditën Botërore të Arsimimit“, si mundësi për të rritur vetëdijesimin e rëndësisë për arsimim dhe uljen e analfabetizmit në botë.
Pothuajse në gjithë botën, analfabetizmi është i lidhur ngushtë me çështjet socio-ekonomike, si varfëria dhe faktorët demografikë.
Sa i përket analfabetizmit në Kosovë, njoftohet se sipas të dhënave zyrtare të ‘Agjencisë së Statistikave të Kosovës’, në bazë të regjistrimit të popullsisë, 82 mijë persona nuk dinë të shkruajnë, ndërsa 55 mijë persona janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim-lexim.
Në përgjithësi, arsimimi ndihmon zhvillimin dhe përmirësimin e jetës, poashtu parandalon edhe një shqetësim tjetër, siç është martesa e hershme. Sipas studimeve të fundit, nëse çdo vajzë në Afrikën Subsahariane dhe në pjesën jug-perëndimore të Azisë do të përfundonin shkollën e mesme, numri i martesave të hershme (në moshën 15-të vjeçare) do të ulej për 60%.
Analfabetizmin duhet ta luftojmë të gjithë së bashku, sepse nuk thuhet kot që: ’Një fëmijë që tani lexon është një i rritur që në të ardhmen di të mendojë‘.