Qendra “Termokiss” ka organizuar punëtori për prezantimin e këndimit si instrument, e cila do të mbahet (9 shtator), duke filluar nga ora 17:30.
Punëtoria do të mbahet nga Urta Haziraj, studente e Konservatoriumit ‘’Luigi Cherubini’’ në Firenze të Italisë, në drejtimin ‘’Canto Rinascimentale e Barocco’’.
Sipas organizatorëve, punëtoria do të fokusohet në teknikat e këndimit të muzikës së Epokës së Barokut, Klasicizmit, Romantizmit e të tjera.
Në ketë punëtori, po ashtu, do të praktikohen ushtrime të frymëmarrjes, vokalizave, këndimit të zanoreve, do të analizohen pjesë muzikore si dhe pjesëmarrësit do të mësohen të realizojnë fraza të vështira të këndimit, si dhe shumë ushtrime të tjera.
Sipas studentes Urta Haziraj, me punë dhe përkushtim, secili nga ne mund të këndojë bukur.