Interneti është sistem i rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura dhe origjina e tij daton shumë herët.
Interneti sot, mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, por përtej një përkufizimi, interneti sot do të thotë shumë për secilin individ që e përdorë atë në përditshmëri. Të pyetur se si do e përmblidhnin internetin me një fjali, disa dëgjues të Radio KFOR-it thanë:
– “Interneti për mua është oqean i pafund informacionesh dhe komunikimi.”
– “Për mua interneti është shpikja më revolucionare e njeriut”.
– “Interneti sot është gjithçka, pasi që na ndihmon në të gjitha fushat e jetës”.
Interneti ka shumë të mira, por ka edhe anët negative. Përderisa ai na ndihmon në shumë fusha të jetës së përditshme, interneti njeh edhe shume rreziqe, private e shëndetësore. Varësia ndaj lojërave në internet tashmë njihet si sëmundje, e poashtu sa më shumë që po zhvillohet interneti po na kufizon e rrezikon privatësinë edhe më shumë.