Fondacion ‘Shtatëmbëdhjetë’ u bën thirrje artistëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, që të bëhen pjesë e ‘Rezidencës së Artit INFRARED’, aplikim ky që është i hapur deri më 30 tetor. Lidhur me këtë projekt, Radio KFOR-i ka kontaktuar me menaxheren e projektit “INFRARED”, Ajete Kërqeli:
“Në kuadër të projektit “INFRARED”, ne kemi për qëllim të realizojmë një rezidencë të artit e cila ka për qëllim të ngris çështjet e përfshirjes sociale, të të drejtave të njeriut dhe çështjeve të komunitetit të të gjitha etnive edhe grupeve të ndryshme shoqërore që jetojnë në Kosovë. Realisht, në fokus i kemi artistët e rinj (mosha 29 vjeçare), nga të gjitha rajonet e Kosovës, artistë që punojnë në gamë të gjerë të disiplinave krijuese, si: animacion, arkitekturë, arte interpretuese, arte pamore, dizajn, dramaturgji , film, fotografi, letërsi, media të reja, muzikë, pikturë, skulpturë, vallëzim video-arte etj”.
‘Rezidenca e Artit INFRARED’, është rezidencë tematike afatshkurtër me të gjitha llojet e qasjeve të artit, duke ofruar monitorim nga mentorë vendorë e të huaj.
Për më shumë detaje, vizitoni vegëzën: https://forms.gle/w2ccgRJkegcC9QEf6