E shtuna me Mustaqoshin Larosh

Si çdo vikend tjetër, edhe kjo e shtunë (2 nëntor), do të jetë shumë e veçantë për fëmijët që e duan teatrin dhe shfaqjet që përputhen me personazhet që ata duan dhe me imagjinatën e zhvilluar të tyre. “Mustaqoshi Larosh”, me dramatizim dhe regji të Melihate Qenës, është shfaqja që do t’i argëtoj fëmijët përgjatë…

Zjarrfikësit në Kamenicë kërkojnë ndihmë nga qytetarët për shuarjen e zjarreve në pyje

Ka tri ditë që Komuna e Kamenicës po përballet me zjarre në pyjet e fshatrave Meshinë, Svircë dhe Lajqiq. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, njësia e zjarrfikësve ende nuk ka arritur të ndalojë zjarrin, andaj kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët. Komandanti i Stacionit të Zjarrfikësve në Kamenicë, Riza Bunjaku, përmes frekuencave të Radio KFOR-it, bëri apel:…

20 vjet me Radio KFOR-in

Që nga viti 1999 valët e radio KFOR-it dëgjohen me shumë ëndje, pasi janë valë që transmetojnë mesazhe edukative, kulturore, mesazhe për tolerancë dhe bashkëjetesë. Radio KFOR filloi përhapjen e misionit të saj paqësor përmes stafit të përbërë nga shqiptarë e serbë, të cilët krijuan mesazhe të forta për paqe dhe tolerancë, duke i ndarë…

Çfarë do të thotë interneti për ju?

Interneti është sistem i rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura dhe origjina e tij daton shumë herët. Interneti sot, mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, por përtej një përkufizimi, interneti sot do të thotë shumë për secilin individ që e përdorë atë në përditshmëri.  Të pyetur se si do e përmblidhnin internetin…

Fondacion ‘17’ fton të gjitha komunitetet për aplikim në projektin “INFRARED”

Fondacion ‘Shtatëmbëdhjetë’ u bën thirrje artistëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, që të bëhen pjesë e ‘Rezidencës së Artit INFRARED’, aplikim ky që është i hapur deri më 30 tetor. Lidhur me këtë projekt, Radio KFOR-i ka kontaktuar me menaxheren e projektit “INFRARED”, Ajete Kërqeli: “Në kuadër të projektit “INFRARED”, ne kemi për qëllim…