Festivali i animacionit ‘Anibar’ në Pejë, ka organizuar punëtori për të mësuar më shumë mbi traditën e ushqimeve tradicionale dhe trashëgiminë multikulturore të komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Aplikuesit duhet të jenë nga mosha 13 deri 30 vjeç, nga të gjitha komunitetet në vend.
Ky program mbështetet nga organizata ‘United Nations Development Programme’ (UNDP) dhe është pjesë e projektit të Anibar-it “Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe ngritja e dialogut ndërmjet komuniteteve” që ka për qëllim të forcoj komunikimin dhe bashkëpunimin në mes të komuniteteve të ndryshme.
Të gjitha aplikacionet duhet të plotësohen dhe të dorëzohen deri më datën 20 Janar 2019, për t’u konsideruar si pjesmarrës të kësaj punëtorie.
Aplikacionin mund ta shkarkoni në vegzën e më poshtme:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScY7fxrimcoqFknK04jfJzzGDJtgtPvhDauxpYNA-m5MnFVug/viewform