Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ‘ORCA’, do të publikoj nesër (16.01.19) revistën me karakter satirik ‘Tempulli i Dijes’. Në botimin e tretë të kësaj reviste do të përfshihen artikuj që flasin për ‘Universitetin e Prishtinës’, arsimin e lartë dhe tema të tjera që përfshijnë arsimin, të shkruara në mënyrë satirike.
Në një intervistë për Radio KFOR-in pjesëtari i organizatës ‘ORCA’, Gramos Buçinca, tregoi më shumë për këtë numër të revistës duke treguar edhe për përmbajtjen që do të ketë:
“Revista ‘Tempulli i Dijes’ botohet në edicionin e 3-të. Trajton çeshtje që kanë të bëjnë me Universitetin dhe arsimin e lartë në formë satirike. Ky edicion po ashtu ka një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të vitit 2018 në jetën universitare. Seksioni më interesant titullohet ‘Perlat e UP-së’ dhe kritika ndaj profesorëve “Supermen”, të Fakultetit të inxhinierisë mekanike”, tregoi Gramosi.
Ky numër u mundësua nga ‘Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’ në Prishtinë, në kuadër të një projekti për integritetin akademik në ‘Universitetin e Prishtinës’.