Këshilli Rinor i Ballkanit në bashkëpunim me Fondacionin “Ora e Mendimit”, për herë të parë, organizojnë një trajnim 2 ditor (9-10 shkurt ) në fushën e medias dhe gazetarisë me temën “Të Ndërtosh Emrin Tënd Në Gazetari”.
Gjatë trajnimit, 14 gazetarë të Ora News, në Tiranë, do të trajnojnë rreth 50 studentë, profesionistë dhe të interesuar në fushën e gazetarisë dhe medias nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe vende të tjera të rajonit, ku me këtë rast do tu ofrohet edhe mundësi praktike dhe punësimi.
Për të ditur më shumë rreth kushteve dhe mundësive të ofruara, ju mund të kontaktoni këtë adresë:
balkansyouthcouncil@gmail.com