Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes, një organizatë joqeveritare dhe multietnike, më datë 6 shkurt, do të bëjë promovimin e përmbledhjes së tregimeve “Dheu i ofshamës”. Libri është përmbledhje me tregime të individëve, të cilët morën pjesë në projektin “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të realizuar nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes (ANP) në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania. Në përurim të librit do të shfaqet edhe filmi dokumentar për projektin. Ky projekt është përkrahur financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) Promovimi bëhet në lokalet e Bibliotekës Universitare të Kosovës me fillim në ora 17:00.