Në vazhdën e filmave të ndryshëm që po shfaqen çdo të mërkurë në qendrën “Termokiss”, organizuar nga Klubi i Filmit, sot,(30.01.2019)do të shfaqet filmi”AKIRA” nga autori Katsuhiro Otomo.
Siç pohojnë organizatorët, përmes këtyre filmave po synohet përçimi i vlerave artistike, emocioneve dhe dijes.
Ata poashtu njoftojnë që në këtë listë të filmave, mund të bëjnë pjesë edhe propozimet e film dashësve.
Pas çdo filmi do të ketë edhe diskutime rreth të gjitha aspekteve të filmave të prezantuar,për të vijuar me aktivitete të ndryshme.