Ekspozita personale “Gruaja” e artistes së mirënjohur, Mimoza Studenicës, hapet nesër (15 tetor), në “Shtëpinë e Evropës“ në Prishtinë nga ora 19:00.
Me këtë rast, të gjithë artdashësit do të kenë mundësi të shohin nga afër ekspozitën e saj të dytë.
“Motivimin e kam marr nga përditshmëria me gruan në qendër“, kështu u shpreh për Radio KFOR-in, Mimoza dhe më tutje tregoi edhe për qëllimin e ekspozitës në fjalë.
“Qellimi i mesazhit është rritja, zhvillimi, emancipimi i gruas në të gjitha drejtimet.”
Në pikturat e Mimozës zakonisht shfaqen artistë me famë botërore, si Marilyn Monroe, Mick Jagger, David Bowie, Bob Marley e shumë të tjerë.