KFOR-i dhuroi pajisje elektronike për nxënësit e shkollës ‘Kajtaz Ramadani’, në Malishevë

Sot (29.06.22), CIMIC-u (Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak) i KFOR-it, u dhuroi pajisje të ndryshme elektronike SH.F.M.U “Kajtaz Ramadani”, në Stapanicë, komuna e Malishevës. Ky donacion arrin vlerën prej 3.750 euro dhe do të ndihmojë nxënësit e kësaj shkollë për një arsimim më cilësor. Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni, në emër të KFOR-it, nga Swiss LMT…

Bind Reka, flet për edicionin II-të, të konferencës së teknologjisë ‘Growth Tank’

Programi i mëngjesit, në Radio KFOR sot, përveç tjerash, vëmendje i kushtoi edhe njërës prej konferencave më të mëdha të teknologjisë në rajon ‘Growth Tank’, përmes bisedës së zhvilluar në studio me Drejtorin Kreativ të Agjencisë Dixhitale të Marketingut ‘Growzilas’, z. Bind Reka. “Ky është edicioni i dytë, i cili mbledh ekspertë vendor dhe ndërkombëtar,…

Mosrespektimi i shpejtësisë, njëra ndër kundërvajtjet më të shpeshta në komunikacion

“Shpejtësia VRET!”, është një nga shumë sloganet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë për qëllim vetëdijesimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Megjithatë, shoferët kosovarë, po vazhdojnë që të shkelin rregullat e komunikacionit, ndër to edhe kufizimin e shpejtësisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, z. Daut Hoxha në një prononcim për Radio KFOR-in ka…

Në këtë datë, në muzikë veçojmë këto ngjarje…

– Me 29 qershor, të vitit 1999, bendi i zhanrit heavy-metal, Slipknot publikuan albumin e tyre debutues, të cilin e titulluan ‘Slipknot’. – Në po këtë datë, të vitit 1985, në një ankand në Nju Jork, u shit limuzina e markës Rolls-Royce Phantom V, pronar i së cilës ishte këngëtari i ndjerë John Lennon, për…