Data e sotme (28 korrik) i dedikohet ‘’Ditës Botërore të Ruajtjes së Natyrës’’, e cila thekson nevojën për ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe burimeve natyrore, për të mbajtur një shoqëri të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Ruajtja e bimëve dhe kafshëve që përballen me kërcënimin e zhdukjes, është një nga qëllimet kryesore të kësaj dite, e gjithashtu festimet theksojnë mbajtjen e paprekur të përbërësve të ndryshëm të natyrës, si flora, fauna, burimet e energjisë, toka, uji dhe ajri.
Njëherësh, ‘’Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës’’ nënvizon nevojën për ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm. Në këtë ditë, rritet ndërgjegjësimin tek njerëzit për të mbrojtur natyrën dhe burimet natyrore, ngase shumë rreziqe i kanosen natyrës sot, si shpyllëzimi, transportimi i paligjshëm i kafshëve, ndotja nga plastika, kimikatet etj.
Prandaj, ne jemi të obliguar për të lënë një planet të shëndetshëm, në mënyrë që ata që vijnë pas nesh, të mund ta shijojnë atë.