Fundjava vjen me një përzgjedhje premierash muzikore që sjellin bashkëpunime interesante, emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe tinguj nga zhanre të ndryshme. Në mesin e publikimeve të kësaj jave spikat edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max, e cila ka bashkuar forcat me BigXthaPlug për këngën “BURN”.
Një tjetër emër i madh që vjen me muzikë të re është grupi legjendar U2, me këngën “The Greatest Show On Earth”, duke iu bashkuar listës së publikimeve që po tërheqin vëmendjen e adhuruesve të muzikës këtë javë.
The Chainsmokers janë pjesë e premierave me këngën “Baby”, ndërsa Kings of Leon sjellin projektin e ri “Koysar”. Në anën tjetër, Teddy Swims vjen me versionin live të “Mr. Know It All”, duke ofruar një interpretim që vë në plan të parë vokalin dhe performancën e tij.
Bashkëpunimet si duket janë pjesë e rëndësishme e kësaj jave, ku Olivia Rodrigo dhe Chappell Roan prezantojnë këngën “Expectations”, ndërsa Zach Bryan dhe Lana Del Rey bashkohen në këngën “Lies”, një kombinim që sjell dy emra të njohur të muzikës amerikane. Nga bashkëpunimet e reja tek rikthimi në skenë i emrave të njohur, premierat e kësaj jave ofrojnë alternativa për shije të ndryshme muzikore, ku listën e plotë e gjeni më poshtë lajmit, ndërsa ato mund ti dëgjoni në Radio KFOR:
U2 – The Greatest Show On Earth
BigXthaPlug x Ava Max – BURN
Kings of Leon – Koysar
Teddy Swims – Mr. Know It All (Live)
Olivia Rodrigo x Chappell Roan – Expectations
Zach Bryan x Lana Del Rey – Lies
The Chainsmokers – Baby
Letdown. – Even If You Don’t
Tate McRae – Housewife
Fontaines D.C. x Rosalía – Where Is Gone?
French Montana x Max B x Skepta x DBlock Europe – Ever Since U Left Me (UK RMX)
Staind – Ghosts
Ashe – Always September
Goo Goo Dolls – Postcards From Paradise
Ruel x Sadie Jean – Another You
Stephen Wilson Jr. – Yellow Brick Home
Zoe Wees – Rise Again
Ollie – When Home Started Feeling Like A New Place…
Zach Bryan x Turnpike Troubadours – Plainsman
Nightly – Overdrive
Fontaines DC – One Man
Ashe – Blue Hour
Gunna – pop it
Omah Lay – Canada Breeze
Isabel van Gelder – Heartless
Tiffany Day x Glaive – Meant To Be
AJ Vitanza – Fantasize
Alec Benjamin – Follow Me
Jungle – Where Are You Now?
Tobe Nwigwe x Busta Rhymes – Chineke
Colaine – Harmless
Cat Burns – Is It That Deep?
Flasch – Bones In The Ground
Young Nudy – Who Dat Is
A Perfect Circle – Starless
Say Now – Hot & Talking
Trinity Lake – Run
Bryce Savage – Perfect
Shygirl – Mantra
Tee Grizzley – Holding On
Sueco – PARTY’S OVER







