Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor e cila synon të rris potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në gjithë Kosovën, nesër (05.12.2018), do të bëjë shpalljen e fituesive të çmimit “Artistët e së nesërmes 2018”, ku janë pëzgjedhur tre finalistë, të bazuar në kriteret e inovacionit dhe praktikave të fuqishme dhe potencialit të demonstruar.
Çmimi “Artistët e së nesërmes”, është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e rinj në fushën e arteve vizuele – YVAA (Young Visual Artists Awards), njëherësh pjesë e dhjetë çmimeve të ngjashme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashëkohor dhe shoqërisë civile.
Fituesit e çmimit “Artistët e së nesërmes2018” do të shpallen nesër, në Klubin e Boksit në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.