25 prilli njihet si “Dita Botërore e Sëmundjes së Malaries”, e cila shkaktohet nga një parazit, i cili përhapet tek njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, duke shkaktuar ethe, të dridhura, dhimbje koke, të vjella, diarre, dhimbje barku, lodhje, frymëmarrje të shpejtë, rrahje të shpejta të zemrës dhe kollë.
“Strategjia Teknike Globale për Malarien 2016-2030”, e miratuar nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë në maj të vitit 2015, bën thirrje për eliminimin e transmetimit lokal të malaries në të paktën 10 vende, deri në vitin 2030.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se përmes “financimit të fortë dhe vullnetit politik”, vendet e prekura mund të përshpejtojnë përparimin drejt eliminimit të malaries.