Data e sotme, 23 prill, shënon “Ditën e Gjuhës Angleze” që kremton gjuhën si një burim të pasur kulturor dhe një mjedis për shkëmbimin e ideve dhe kulturave në të gjithë botën. 23 prilli nuk është zgjedhur rastësisht për të kremtuar “Ditën e Gjuhës Agleze”, kjo ditë besohet të jetë data e lindjes dhe vdekjes së autorit të njohur anglez, William Shakespeare i cili konsiderohet si njëri nga figurat më të rëndësishme dhe më me ndikim në letërsinë botërore.
Në nivel global, gjuha angleze është një nga gjuhët më të rëndësishme dhe më të folura, e cila përdoret si gjuhë zyrtare në shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, NATO-n, Komisionin Evropian, etj. Ajo është gjithashtu gjuha e komunikimit në fusha të ndryshme si në shkencë, teknologji, biznes dhe tregti ndërkombëtare. Gjuha angleze është një nga gjuhët më të rëndësishme dhe më të folura në botë dhe flitet si gjuhë e parë nga rreth 375 – 400 milionë njerëz në botë. Përveç kësaj, ajo është e njohur edhe si gjuhë e dytë nga më shumë se 1.5 miliardë njerëz. Qëllimi i shënimit të “Ditës së Gjuhës Angleze”, është të promovojë multilingualizmin dhe multikulturalizmin duke e vlerësuar dhe e mbështetur gjuhën angleze, si një burim të rëndësishëm të komunikimit dhe kulturës globale.