“Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit“shënohet globalisht çdo vit me 5 Dhjetor, caktuar nga Kombet e Bashkuara ku vullnetarë të komuniteteve lokale kontribuojnë për të ngritur cilësinë e shoqërive ku jetojnë duke bashkëpunuar mes vete.
Për nder të kësaj dite edhe ne Kosovë janë organizuar disa aktivitete. Sot, në Amfiteatrin e Madh të ndërtesës së Rilindjes në Prishtinë, do prezantohet aplikacioni mobil i Vullnetarëve të Kosovës. Për më tepër, vullnetarët e rinj do të ndajnë përvojën e tyre të parë, do të flasin për rëndësinë e shërbimit të komunitetit dhe do të hartojnë një plan vullnetarizmi për 6 muajt e ardhshëm.
Kjo ngjarje është mbështetur nga UNICEF Innovations Lab Kosova, Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara dhe Fondacioni IPKO.