Baleti Kombëtar i Kosovës, hapë thirrje për angazhimin e 60 fëmijëve për shfaqjen e baletit “Peter Pan” me koreografi nga Olga Pango.
Ky projekt do të realizohet si premierë më 01.06.2024, në Ditën Botërore të fëmijëve.
BKK, fton të gjithë të interesuarit për të aplikuar në audicionin e hapur, I cili do të mbahet më 27.04.2024 në sallën e AKV Shota në Prishtinë me fillim në ora 13:00.
Koha e realizimit të projektit është nga data 02.05.2024 deri më 01.06.2024.
Provat e shfaqjes përgjatë këtyre ditëve, do të mbahen çdo ditë me fillim në ora 17:00 dhe orari i provave do të zgjasë në varësi të nevojave të procesit të punës. Puna përgjatë fundjavave, nuk përjashtohet!