Në vitin 1845 u vendosën rregullat e para të një sporti shumë interesant që tashmë e njohim si Ragbi. Një sport shumë i njohur që numëron më shumë se 180 mijë klube në tërë botën, e në vendin tonë është ende relativisht i ri, por kjo duket se do të ndryshojë, sepse klubi nga Kosova, “Balkan Lynx” nesër (24 gusht), më datën 31 gusht dhe 7 shtator do të organizojnë stërvitje të hapura për të gjithë ata që e duan këtë sport dhe që janë të interesuar të mësojnë më shumë.
Për të qenë pjesëmarrës të këtij aktiviteti nuk kërkohet përvojë e mëparshme, prandaj të gjithë janë të mirëpritur, pavarësisht përgatitjes fizike.
“Balkan Lynx” që dikur quhej “Qikat” e përbëjnë klubin e parë të Ragbit në Kosovë, në kategorinë e vajzave i cili u themelua në nëntor të viti 2017.
Takimi me personat që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aktiviteti bëhet këtë të shtunë në orën 12:00, në hapësirën përballë Pallatit të Rinisë.