Tashmë është bërë lansimi i thirrjes për grante “Start-up” i projektit ”W omen’s oportunities in Market, Economy and Networking”, ”Mundësitë e grave në Treg, Ekonomi dhe Rrjetëzim”, që përfshinë shumën deri në 3,000 Euro.
Qëllimet e grantit respektiv janë: krijimi i punësimit dhe mbështetjes për tregun e punës në Kosovë, zhvillimi i bizneseve të grave në Kosovë, rritja e konkurrencës në sektorin privat në Kosovë, përmirësimi i produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese/të reja përmes inovacionit, rritja e eksportit të produkteve dhe shërbimeve kosovare.
Më shumë rreth kësaj nisme, na tregon koordinatorja e projektit, Agneta Bytyqi.
“Projekti ka paraparë të sigurojë grante të drejpërdrejta për fillimin e bizneseve të grave në Kosovë, që ka për qëllim rritjen e punësimit dhe vetpunësimi i grave, në mënyrë që të përmirësohet pozicioni i grave në ekonomi dhe zhvillimi i përgjithshëm ekonomik në Kosovë “, deklaroi në një prononcim për Radio KFOR-in, znj. Bytyqi.
“Kosova Women 4 Women” fton të gjithë të interesuarit që kanë ide për biznes ose që janë në fillimet e një biznesi që të aplikojnë deri më datën 11 shtator, për tu bërë pjesë e kësaj gare.
Vlen nënvizuar faktin që ky program është i financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes promovimit të eksportit, ndërsa implementohet nga “Kosova Women 4 Women”.