Sot (16 gusht), nga ora 12:00 filloi edhe zyrtarisht edicioni i 5-të i ribrendimit dhe i 18-ti me radhë i “HardhFest”-it, me sloganin “Një Got Për Mot”.
Për tri ditë me radhë, më 16, 17 dhe 18 gusht, në kuadër të festës së vjeljes së rrushit, do të organizohen aktivitete dhe do të ketë risi shumta, duke sjellur figura të njohura botërore të muzikës Rock, ndërsa e veçanta e këtij edicioni është edhe performanca e rockerin shumë të njohur, Ronnie Romero, vokalist i grupit “Rainbow”.
Sipas organizatorëve, qëllimi i festës së vjeljes së rrushit është promovimi i kulturave bujqësore, vreshtave, rrushit, promovimit të turizmit dhe i trashëgimisë kulturore, të cilat janë të shumta në Komunën e Rahovecit.