Këtë vikend apo të shtunën dhe të dielën, do të luhen pesë ndeshjet e radhës, në kuadër të javës së 31-të të Albi Mall Superligës, në Futboll.
Të shtunën, në plan program janë dy ndeshje nga ora 15:00, ku Fushë Kosova pret në shtëpi skuadrën e sapo rënë nga liga, Lirinë e Prizrenit. Ndërsa, në Drenas Feronikeli 74, që është në luftë për mbijetesë, pret Malishevën në formë.
Vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshjet e së dielës. Me fillim prej orës 15:00, në stadiumin e “Ramiz Sadikut”, Prishtina aty do të përballet me Llapin, ku këta të fundit kërkojnë tre pikët në luftën për titullin kampion. Ndeshja tjetër luhet mes Gjilanit dhe kampionëve në fuqi, Ballaknit teksa në Klinë, Dukagjini pret Dritën.
Për momentin, pas 30 javëve, Ballkani është e para me 60 pikë, e pasuar nga Drita në vendin e dytë, me 58 pikë. E po aq pikë ka edhe Llapi që pozicionohet në vendin e tretë.