Vera e sivjetme po pasurohet çdo ditë e më shumë me aktivitete të llojllojshme në dobi të të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Kësisoj, sonte (23 gusht) nga ora 20:00-22:00, do të mbahet kampi veror ”Playwriting for Peace Summer Theatre Showcase”, në Kino Armata, në Prishtinë.
Ky kamp veror kryesisht përfshinë gjimnazistë dhe studentë të udhëhequr nga dy tekstshkrues të Shteteve të Bashkuara dhe dy regjisore kosovare.
Ky program involvon 5 javë lëvizje, arte vizuale, shkrime dhe aktivitete aktrimi, duke kulmuar me “showcase” të shfaqjeve 10-minutëshe të shkruara nga pjesëmarrësit.