Nesër (24 gusht), në Gjilan, do të mbahet edicioni i radhës i Festivalit të muzikës elektronike “n’Rrot Fest”.
Festivali me moton “Ti ke, dikush nuk ka” do të sjell në Kosovë DJ dhe artistë të njohur nga rajoni, të cilët do të performojnë gjatë vikendit.
Radio KFOR ka biseduar me një nga organizatorët e këtij Festivali, Gjergj Emini, i cili ka thënë se qëllimi i tyre është që tek të rinjtë të përçohet mesazhi i paqes, respektit dhe dashurisë.
“Festivali “N’Rrot Fest” e ka edicionin e tretë kësaj radhe dhe Line Up këtë vit është më special, ku kemi të ftuar Dj nga Bullgaria, Franca e vende tjera. Jemi fokusuar tek DJ-të që janë ndërkombëtarë, por kemi edhe DJ nga Kosova e Shqipëria. Kjo është diçka që e veçon Festivalin kësaj radhe. Arsyeja kryesore pse organizohet ky aktivitet është mbledhja e rinisë në një vend dhe përçimi i mesazhit të paqes, respektit dhe dashurisë, si dhe të kalohet kohë sa më e mirë. Diçka që e veçon Festivalin është që shumica e fondeve janë për bamirësi, sepse do të ndihmohen familjet që janë në nevojë. Mesazhi im për të rinjtë është: hajdeni në Festival, sepse përveç që do të kaloni kohë të mirë, do t’i ndihmoni dikujt”, tha Emini.
Ky është edicioni i tretë i Festivalit të muzikës elektronike “N’Rrot Fest”.