Me 18 tetor të vitit 1956, atëkohë 21-vjeçari, Elvis Presley ndali në një pikë karburanti në Memfis dhe me t’u vërejtur nga njerëzit aty u krijua një trumë të cilët i kërkonin autografë Presley –it. Kjo nuk i pëlqei Ed Hopper- menaxherit të pikës së karburanitit i cili pasi kërkoi disa herë ngë Elvis Presley që të largohej që të mudnd ta zhvillonte biznesin normal e goditi Presley-n në kokë, por që edhe ai vet ishte ‘shpërblyer’ më një grusht në fytyrë nga Presley. Punëtori i pikës së karburanit, Aubrey Brown e ndihmoi shefin e tij dhe lajmëruan policinë. E fundi i kësaj ngjarjeje është dënimi për punëtorët e pikës së karburaniti të cilët u ngarkuan me sulm ndaj Elvis Presley .
Në po këtë datë të vitit 1957, Paul McCartney bëri paraqitjen e tij të parë me ‘The Quarry Men’ në Liverpool bashkë me kolëgët e tij nga grupi: John Lennon, Eric Griffiths Colin Hanton, dhe Len Garry. Paul McCartney performoi disa nga këngët të cilat i kishe kompozuar me Lennon. Kjo ngjarje shënoi edhe fillimin e bashkëpunimin mes Paul McCartney dhe John Lennon.
Me 18 tetor të vitit 1964, The Beatles morën një ditë pushim nga turi britanik të cilin ishin duke e mbajtur dhe shkuan ne studio dhe perfunduan inçizimin e albumit te gjashtë dhe singlit ‘I feel fine’. Gjithashtu ata kompletuan këngët: ‘Kansas City/Hey Hey Hey Hey’, ‘Mr. Moonlight’, ‘I’ll Follow the Sun’, ‘Everybody’s Trying to Be My Baby’. ‘Rock and Roll Music’ and ‘Words of Love.