Kjo vepër teatrale që do të shfaqet sot (18.10.21), në Teatrin Kombëtar është Diptih teatror i bazuar në “Pa mua”, të autorit Samuel Beckett.
“Pa mua” e nobelistit irlandez Beckett, cilësohet ndër pjesët inovative të historisë së teatrit dhe urë-lidhëse me artin bashkëkohor.
Radio KFOR-i, ka kontaktuar regjisorin e shfaqjes në fjalë, Alban Beqiraj, i cili potencoi: “Shfaqja ‘Pa mua’, është shfaqur premier në Shkup, gjatë këtij viti dhe atje është shfaqur kohë pas kohe. Bëhet fjalë për një shfaqje që është realizuar prej dy regjisorëve, nga regjisorja Shkurta Aliu, e cila ka realizuar pjesën e parë, ndërsa pjesën e dytë e kam realizuar unë, të cilën e kam adaptuar prej tekstit bazë. Pak a shumë, shfaqja është një dramë ku luhet me rrënjët njerëzorë do të thotë eksperimentohet me vetit tona të përditshme. Në pjesën e parë luan Donika Ahmeti, ndërsa në pjesën tjetër interpretojnë Afrim Muqaj, Labinot Racaj dhe Raimonda Ahmetaj.
Drama ‘Pa mua’, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqet nga ora 20:00.