Kompania gjigante Samsung, çdo ditë e më shumë po dëshmon se telefonat e rinj që ka plasuar sivjet në treg, janë të një kualiteti shumë të lartë. Javën që po e lëmë pas, Samsung ndau informacione të reja në lidhje me qëndrueshmërinë e telefonave të mençur me ekrane me palosje si Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3. Në një video-klip të postuar në faqen e kompanisë, shfaqen katër testime të ndryshme. Testi i parë e vendosë telefonin e mençur në një dhomëz duke e testuar në kushte të ndryshme klimatike. Testi i dytë e telefonin e mençur nën ujë. Testi i tretë përdorë një krah robotik për të provuar performancën, derisa testi i katërt aplikon hapje dhe mbyllje. Natyrisht, të gjitha këto teste u kaluan me sukses nga telefonat e mençur të markës Samsung.
Megjithëse kemi shpresa që në pjesën e dytë të vitit 2022, bota teknologjike nuk do të përballet me mungesën e çipëve, problemi qëndron në faktin se çka do të bëjnë deri atëherë gjigandët teknologjik! Miliona produkte nga shumë industri, sot kanë nevojë për çipe dhe fabrikat e prodhimit aktualisht nuk përmbushin dot kërkesën, e kjo ka prekur dhe kompaninë Apple. Aksionet e Apple u zhvlerësuan në mes-javë, pas raportimeve se kompania është detyruar të shkurtojë prodhimin e iPhone 13, për shkak të krizës globale të çipëve.
Të rejat robotike tashmë janë bërë të pjesë e pandarë e lajmeve javore teknologjike. ‘Instituti i Teknologjisë – California’, ka sjell një robot shumë të veçantë, i cili mund të bëjë akrobacione, skateboard e madje edhe të fluturojë. Roboti në fjalë quhet Leonardo dhe u ndërtua prej pjesëve të robotëve dhe dronëve të gjetur rreth laboratorit, të ‘Institutit Teknologjik California’.