Cineplexx në vazhdimësi ka sjellë premiera filmike për publikun. Sot, për ‘National Popcorn Day’ Cineplexx, për çdo biletë të blerë dhuron popcorn falas. Disa nga filmat më të shikuar që do të vazhdojnë të shfaqen sot janë këto: ‘Spider-Man: No Way Home’, ‘Scream’, ‘Zgjoi’ dhe ‘The King’s Man’.
Nga nesër (20 janar), do të keni mundësi t’i shihni edhe premierat e reja, të cilat të jenë: ‘Në kërkim të Venerës’, një film dramë që tregon jetën dhe aventurat e një adoleshenteje të ndrojtur me emrin Venera, e realizuar me regji nga Norika Sefa. Pastaj, filmi aksion dhe krim ‘Nightmare Alley’ që ka bërë bashkë një kast fantastike të aktorëve përfshirë këtu, Bradley Cooper dhe Cate Blanchett, dhe filmi komedi ‘Norm of the North: Keys to the Kingdom’ që është një film i animuar, i përbërë nga aventurat e ariut polar, në misionin e tij për të shpëtuar qytetin e New Yourk-ut.
Biletat mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS, apo në kinema, nga ora 14:30. Oraret e filmave dhe të premierave mund t’i gjeni në: www.cineplexx-ks.eu.