– Me 12 nëntor, të vitit 1983, kënga “All Night Long” e interpretuar nga Lionel Richie, filloi qëndrimin katër-javor, në pozitën e parë në top listën muzikore amerikane Billboard.
– Në këtë datë, të vitit 1997, grupi i famshëm Spice Girls, ishin në pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre të dytë ‘Spiceworld’. Ky album shënoi një sukses të madh në të gjithë botën dhe deri më tani ato kanë shitur mbi 20 milionë kopje të tij.
– Me 12 nëntor, të vitit 2005, këngëtarja Mariah Carey rrëmbeu çmimet ‘Artistja e Vitit’ dhe ‘Albumi i Vitit’, për albumin e saj ‘The Emancipation of Mimi’, në ndarjen e çmimeve Vibe Awards. Në këtë ceremoni, Carey u shpërblye edhe me çmimin ‘Kënga më e mirë R&B’, për hitin ‘We Belong Together’.







