Opera e Kosovës do të shënojë pesë vjetorin e themelimit me një koncert gala, që do të mbahet më 19 nëntor, në orën 19:30, në Klan Arena në Prishtinë. Në qendër të kësaj mbrëmjeje artistike do të jetë sopranoja Elbenita Kajtazi, një nga artistet shqiptare më të afirmuara në skenën e operës vendore e ndërkombëtare. Ajo do të interpretojë e shoqëruar nga Orkestra e Operës së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit italian Carlo Goldstein.
Koncerti në fjalë synon të shënojë pesë vite të rrugëtimit të këtij institucioni, i themeluar në vitin 2021 si dhe kontributin e tij në zhvillimin dhe promovimin e artit operistik në Kosovë. Kjo mbrëmje pritet të sjellë një program të veçantë muzikor, duke bashkuar artistë dhe publikun në një përvjetor të rëndësishëm për jetën kulturore të vendit.






