– Me 16 nëntor, të vitit 2006, Official UK Charts Company e deklaroi albumin ‘The Greatest Hits’ nga Queen, si albumi me shitjet më të mëdha në Angli apo me mbi 5.4 milion kopje të shitura.
– Në këtë datë, të vitit 2014, vokalisti i rock bendit irlandez U2, Bono u përfshi në një aksident të rëndë me biçikletë. Këngëtari u dërgua me urgjencë në Nju Jork, ku iu nënshtrua operacionit që zgjati 5 orë. Lëndimi i Bonos, e detyroi grupin U2 që të shtynte paraqitjen në emisionin televiziv “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.
– Me 16 nëntor, të vitit 1974, këngëtari John Lennon po kryesonte top listën e këngëve më të mira Billboard, me hitin e tij “Whatever Gets You Through The Night”. Këngëtari Elton John, i cili luajti në piano për këngën në fjalë, bëri një marrëveshje me Lennon, që nëse kënga do të arrinte në pozitën e parë, ai do të duhej të shfaqej në skenë live. Elton John e mbajti premtimin dhe u shfaqë në skenë me John Lennon, ku ata interpretuan live së bashku tre këngët: “I Saw Her Standing There”, “Lucy in the Sky With Diamonds” dhe “Whatever Gets You Through the Night”.






