Anisa Shabani, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare

Në mesin e 32 vendeve pjesëmarrësve, Kosova është shpërblyer me Çminin e Dytë në “Bled Golden Microphone”, në Slloveni me datën 18 korrik 2018. Nga 116 garues, është pikasur talenti i Anisa Shabanit e cila interpretoi këngën “Suus”, të Rona Nishliut. Përfaqësimi i Anisës, vjen si rezultat i ‘Festivalit Amol’, drejtoreshë e të cilit është,…

Galeria ‘Qahili’ mbledh artistët në Prishtinë

Galeria ‘Qahili’ në Prishtinë, ka organizuar aktivitetin artistik ‘Zhurma e Artistave Pa Kufi’, këtë të shtunë (13.10.2018) dhe me këtë rast ka organizuar një ngjarje artistike ku rreth 25 artistë, do të prezantojnë punën e tyrë në hapësira të ndryshme në Prishtinë. Sipas bashkëthemeluesit të Galerisë ‘Qahili’, Lum Qahili, i cili për Radio KFOR-in tha…

Së shpejti fillon cikli i trajnimeve për çrregullime emocionale të fëmijëve

Shoqata Psiko-sociale ”Alternativa” në bashkëpunim me Zyrën për ofrimin e shërbimeve psikologjike “Visar Sadiku B.I”, organizojnë trajnimin e akredituar nga “Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor”. Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të kenë mundësi të informohen më shumë për çrregullimet e sjelljes së fëmijëve, ndërsa për më shumë detaje rreth përmbajtjes së…

Edicioni i dytë i panairit të bizneseve dhe inovacionit

Panairi i Inovacionit dhe bizneseve ‘Startup’, ka bërë bashkë 17 biznese të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Ky panair do të mbahet këtë të shtunë (13.10.2018), në ‘Teatrin Kombëtar të Kosovës’, duke filluar nga ora 09:30. Këto biznese janë pjesë e inkubatorit të ‘Innovation Centre Kosovo’ (ICK). Në këtë panair, bizneset Startup do…