Në mesin e 32 vendeve pjesëmarrësve, Kosova është shpërblyer me Çminin e Dytë në “Bled Golden Microphone”, në Slloveni me datën 18 korrik 2018. Nga 116 garues, është pikasur talenti i Anisa Shabanit e cila interpretoi këngën “Suus”, të Rona Nishliut.
Përfaqësimi i Anisës, vjen si rezultat i ‘Festivalit Amol’, drejtoreshë e të cilit është, Anduena Tahiri.
Për Radio KFOR-in, Anduena tregon momentet e performancës së Anisa Shabanit dhe reagimin që pati publiku e juria, me të dëgjuar atë në Slloveni:
“Ishte hera e parë e interpretimit live për Anisën para një audience të madhe dhe një jurie përzgjedhëse. Ajo që rrëmbeu vëmendjen, ishte pikërisht Anisa për të cilën e tërë publiku është ngritur në këmbë dhe kjo më bëri mua emocionale dhe të lumtur që kam pasur mundësinë ta mbështes deri tani dhe vazhdoj ta mbështes. Anisa vërtetë ka shumë, shumë talent për muzikë dhe përveç që rrëmbeu ‘Çmimin e Dytë’, në Slloveni si dhe çmimin për ‘Perfomancën Më të Mirë’, ajo do të jetë pjesë edhe e “The Voice of Albania, në muajin nëntor, mirëpo ajo do ta përfaqësoj Kosovën edhe në Rumani”.
‘Festivali Amol’, ka filluar në vitin 2017 dhe që atëherë, vazhdimisht ka mbështetur talentë të rinj.