Galeria ‘Qahili’ në Prishtinë, ka organizuar aktivitetin artistik ‘Zhurma e Artistave Pa Kufi’, këtë të shtunë (13.10.2018) dhe me këtë rast ka organizuar një ngjarje artistike ku rreth 25 artistë, do të prezantojnë punën e tyrë në hapësira të ndryshme në Prishtinë.
Sipas bashkëthemeluesit të Galerisë ‘Qahili’, Lum Qahili, i cili për Radio KFOR-in tha se ky aktivitet ka për qëllim të promovoj punën e artistëve të rinj:
“Qëllimi ynë është që të targetojmë audienca të ndryshme të individëve, qytetarëve dhe artistëve të rinj, me qëllim që të rrisim dhe pasurojmë njohuritë e tyre rreth artit dhe punës së artistëve. Pas rezultateve shumë të mira në organizimin e dy edicioneve të para të këtij aktiviteti, kemi vendosur që edhe këtë vit ta organizojmë këtë ngjarje, ndërsa artistët pjesëmarrës janë shumica të fushës së pikturës dhe fotografisë”, tregoi Lumi.
Qahili tregoi për fund që aktiviteti do të jetë i hapur deri me 17 tetor të këtij viti dhe tregoi se ky projekt është mundësuar me mbështetjen e ‘Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit’, Hotel International Prishtina, Miqt Pub, Birra Shok Shoqe dhe partnerë të tjerë.