Diskutim mbi drejtësinë tranzicionale në Kosovë

Fondacioni ‘Jahjaga’ në Kosovë, organizon diskutim të hapur me studentë mbi temën ‘Drejtësia Tranzicionale në Kosovë’ nesër (06.07) në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës (Qendra për Drejtësi Tranzicionale, Kati II) nga ora 11:30. Të gjithë studentët mund të jenë pjesë e diskutimit për këtë temë. Kjo ngjarje përkrahet nga UN Women dhe menaxhohet nga…

Shkolla „Gjin Gazulli“ prezanton sistemin inteligjent Smart Home

Sot në Shkollën Profesionale „Gjin Gazulli“, në Prishtinë, do të certifikohen nxënësit e parë në Kosovë, të aftësuar për implementimin e sistemit Smart Home. Përmes një trajnimi disa mujor, nxënësit kanë arritur që përmes sistemit të teknologjisë të shfrytëzojnë efeciencën e energjisë, të rrisin komoditetin dhe sigurinë, në shtëpi, ndërtesa dhe në makina inteligjente. I…

Baleti nga Kosova paraqitet në Bullgari

Trupa e baletit nga Kosova është paraqitur në amfiteatrin e ‘Arena St.Vlas’ në Bullgari me shfaqjen e famshme ‘Giselle’. Pjestarët e teatrit të Kosovës janë paraqitur me këtë pikë të realizuar nën koreografi të bullgares Sylvia Tomova. Trupa e baletit është paraqitur në Festivalin e Baletit Klasik në Shën Vlash dhe janë pritur me duartrokitje…

Shkrimtari nga Kosova merr çmimin “Teuta”

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” e themeluar nga shrimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria në bashkë organizim me Teatrin Shqiptar në Amerikë si dhe me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” të Ulqinit, me 6, 7 dhe 8 korrik 2018, në Gjakovë, Ulqin dhe në Krujë, organizon edicionin e 6-të të Manifestimit…

Filloi forumi ‘Kosovo, building trust’ në Lubljanë

Një forum tre-ditor i Kombeve të Bashkuara “Kosova, ndërtimi i besimit” po mbahet në Lubljanë. Forumi u hap nga shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin dhe në të po marrin pjesë më shumë se 150 pjesëmarrës, përfshirë kryetarët e komunave, udhëheqësit e administrative komunale, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, shoqërisë civile dhe mediat. Në hapjen e takimit…

Ekspozitë e re në Galerinë “Qahili”

Të mërkurën më 9 maj, Galeria “Qahili’ e cila gjendet ne lagjen “Veternik” në Prishtinë, hap programin e saj artistik përmes ekspozitës “AURA” nga Nexhmi Bardhi. Kjo ekspozitë, e cila njëkohësisht shënon 5 vjetorin e themelimit të Galerisë „Qahili“, është e krijuar nga koleksioni i madh etnografik i autorit. Estetikë e ngjyra që i japin…

Shpërblehen filmat nga Kosova

Filmi ‘Martesa’ që trajton një temë ende të ndieshme për shoqërinë, është nderuar në Los Angeles në festivalin e filmit “Los Angeles Film Festival”. Ky film me regji të Blerta Zeqirit, është shpërblyer me çmimin ‘Filmi i Parë më i Mirë’. Filmi që trajton një dashuri të pamundur, në rrethana paragjykuese dhe të vështira për…