Të mërkurën më 9 maj, Galeria “Qahili’ e cila gjendet ne lagjen “Veternik” në Prishtinë, hap programin e saj artistik përmes ekspozitës “AURA” nga Nexhmi Bardhi. Kjo ekspozitë, e cila njëkohësisht shënon 5 vjetorin e themelimit të Galerisë „Qahili“, është e krijuar nga koleksioni i madh etnografik i autorit.
Estetikë e ngjyra që i japin jetë detajeve, të cilat përcjellin e ritransmetojnë kulturën e traditat e një vendi, janë disa prej elementeve që i përmban koleksioni i Bardhit, i cili përmban në vete një identitet, autoritet si dhe i përket një periudhe kohore të caktuar.
Një numër i madh i elementeve etnografike prezantojnë periudha të ndryshme të trevave të Kosovës. Një nismë, një moment, një dëshirë,një kujtim, një jetë, një popull, një kulturë – Është kjo një pjesë e konceptit të ekspozitës “Aura”, e cila do të hapet të mërkuën nga ora 19:00 në Galerinë Qahili.