Trupa e baletit nga Kosova është paraqitur në amfiteatrin e ‘Arena St.Vlas’ në Bullgari me shfaqjen e famshme ‘Giselle’.
Pjestarët e teatrit të Kosovës janë paraqitur me këtë pikë të realizuar nën koreografi të bullgares Sylvia Tomova.
Trupa e baletit është paraqitur në Festivalin e Baletit Klasik në Shën Vlash dhe janë pritur me duartrokitje dhe përkrahje nga publiku.