Se të rinjtë janë plot ambicje dhe dëshirojnë ti jetësojnë ëndrrat e tyre, na e dëshmon më së miri vajza e re nga Prishtina, Erika Bruci, e cila megjithë moshën e re që ka, është shndërruar tashmë në një shembull për bashkëmoshatarët e saj.
Nga një pushim i zakonshëm në Kanada, atje ku jeton familja e nënës së saj, ajo vendosi të bëj një kthesë të rëndësishme në jetën e saj.
Morri vendim që pikërisht në këtë shtet të mundësive të mëdha, të vazhdoj shkollimin dhe realizimin e synimeve të saja jetësore.
Në një intervistë për Radio KFOR-in Erika, tregoi për rrugëtimin e saj drejt suksesit:
“Edhe pse jam kaq e integruar ne boten aktrimit, asnjeherë nuk e kam harruar arsyen e ardhjes sime në Kanada, shkollimin.
Në mes te daljeve me shoqëri, audicioneve, photoshoots e modelimit, unë gjithashtu gjeja kohë edhe të mësoja” tregoi Erika.
Erika me karizmin dhe talentin e saj, ka arritur të nisë rrugën në botën e aktrimit, paraqitjeve skenike, dhe modelizmit. Ajo është paraqitur në reklamën e kompanisë prestigjioze ‘Nintendo’, shumë shpejt është bërë imazh kryesor i brendit të njohur të parfumeve “Marc Jacobs”, por krahas angazhimeve të shumta ajo ka arritur të menaxhojë kohën për studime duke përfituar 7 bursa për studime dhe këtë vit do të zgjerojë njohuritë e saj në ‘University of British Columbia’ në Vancouver.
Krahas vështirësive që mund të kalojë një e rë si Erika, larg familjes dhe shoqërisë janë sukseset e saja që arsyetojnë këtë sakrificë.
Erika, një shembull i mirë për rininë, me padurim pret të sheh se cilat surpriza të tjera do i sjell kjo verë! Radio KFOR-i i uron shumë suksese në të ardhmen!