Përfaqësuesja e Kosovës, sot (14 tetor), në stadiumin ”Fadil Vokrri”, nga ora 20:45 do të përballet me malazezët, në kuadër të kualifikimeve për ” Euro 2020”.
Njoftohet se pas stërvitjeve të bëra, lojtarët tanë, janë të gatshëm për ndeshjen e radhës.
Kujtojmë se Kosovës i duhen dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e mbetura kundër Malit të Zi që do të zhvillohet sot, kurse ndaj Çekisë dhe Anglisë në muajin e ardhshëm.