Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Beograd, në edicionin e 48-të me radhë do të përkujtoj veprën e njërit prej aktorëve më të suksesshëm të Ballkanit, Bekim Fehmiu. I ndjeri Fehmiu ishte aktor i parë i Evropës Lindore që luajti film në Hollywood gjatë luftës së ftohtë. Ka bashkëpunuar me regjisorë të mëdhënjë si Dean de Laurentis dhe John Houston e skenat filmike i ka ndarë bashkë me aktorë si Olivia de Heville, Ava Gardner, Charles Aznavour e shumë yje të tjerë.
Festivali në fjalë do të mbahet nga data 28 shkurt deri më 8 mars, si një edicion i veçantë dedikuar veprës së Bekim Fehmiut me rastin e shënimit të një dekade, që nga vdekja e tij.
Këtë vit pjesë e këtij festivali do të jetë edhe ylli amerikan i filmit John Malkovich, i cili pritet edhe të nderohet me një çmim te veçantë për kontributin e tij në fushën e artit.