Jemi bërë dëshmitarë të një ngjarjeje shumë atraktive që po ndodh kohëvë të fundit e cila për qëllim ka mirëqenien tonë përmes një mjedisi sa më të pastër.
E padyshim që ambientit të pastër i kontribuon edhe mbjellja e drunjëve, mirëmbajtja dhe kultivimi i tyre. E pikërisht për këtë arsye, së fundmi po qarkullon gjithandej në rrjete sociale e mediume elektornike, sfida për mbjelljen e drunjve, e cila përcillet nga një person në personin tjetër që nominohet. Në kuadër të këtij aktiviteti, janë nominuar shumë fytyra të njohura publike, përfshirë politikanë, artsitë, sportistë e shoqëri civile.
Këisoj edhe artistët tanë të mirënjohur, në kuadër të ChopinPianoFESTPrishtina, Ardita Statovci, Lejla Pula, Kreshnik Aliçkaj, Visar Kuçi, Petrit Çeku e mysafirë të tjerë të festivalit, do të mbjellin drunjë sot (19 prill), në ora 12:00 tek Fakulteti i Arteve, Dega e Artit Muzikor.