Prishtina e ka fituar kandidaturën për të organizuar bienalen evropiane të artit “Manifesta”, që do të mbahet në vitin 2022. ‘Manifesta’ është një ngjarje e madhe që bashkon artistët e botës dhe do të zbarkoj në Prishtinë dhe kësisoj, kryeqyteti do të jetë nikoqir edhe i shumë turistëve që planifikohen të vijnë për ta përcjellur këtë ngjarje kulturore. Këtë lajm e dha iniciuesi i kandidaturës së Prishtinës Yll Rugova, duke thënë se kanë marr konfirmim nga Roterdami, mirëpo ende nuk ka një marrëveshje të nënshkruar. “Ky është lajmi më i madh për kulturën dhe imazhin e Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Që do të mundësojë mbi 200 mijë vizitorë në kryeqytet dhe mbi dhjetëra miliona përfitime direkte dhe indirekte. ‘Manifesta’ do të ju mundësojë artistëve tanë të përforcojnë edhe më tutje suksesin ndërkombëtar,” ka shkruar z. Rugova. ‘Manifesta’ është bienale europiane nomadike, që mbledh artistë të shumtë. Për momentin është e konfirmuar se Palermo është nikoqire deri në nëntor 2019, ndërsa Marsejë e Francës është nikoqire në vitin 2020.