Me moton “Bëhu up”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po organizon “Ditët e Orientimit” për të gjithë maturantët, që në këtë periudhë kohore, janë në ankth se kah të orientohen për studime të mëtutjeshme.
Siç njoftojnë organizatorët, qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e maturantëve për së afërmi me mundësitë e studimeve në Universitetin e Prishtinës, ku nga përfaqësuesit e fakulteteve dhe përfaqësues të tjerë të arsimit të lartë, do të informohen për këto mundësi. Ky aktivitet orientues për nxënësit do të mbahet nga data 24 deri më 26 prill, në ora 10:00 deri në orën 15:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Vlen nënvizuar faktin se “Bëhu up” është mbështetur nga Busulla – Portali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë.