Nesër (29 mars), në ‘Galerinë e shkëmbimit të artit të Kosovës’ në ora 19:00, do të hapet ekspozita ” Women of Mitro”, në Mitrovicë. Siç na njoftoi organizatori, Besim Ibrahimi, në këtë ekspozitë kanë aplikuar artistë nga Mitrovica ose artdashës që kanë lidhje të fortë me këtë qytet: “Tematika është frymëzuar nga gruaja, prandaj në këtë ekspozitë do të paraqiten punime ku dominon vetëm gruaja/vajza apo ndonjë detaj i frymëzuar nga ajo”, ka thënë për Radio KFOR-in z. Ibrahimi.
Për realizimin e kësaj ekspozite, kanë kontribuar Organizata Joqeveritare “Mundësia” dhe Muzeu i qytetit të Mitrovicës. Për artdashësit, kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më datën 28 prill 2019.