Qyteti i Ferizajt do të jetë kësaj radhe nikoqir i ‘Panairit të Punës’, që do të mbahet të shtunën më 30 mars, ku punëkërkuesit do të kenë mundësi që të intervistohen për punë dhe për praktikë në punë.
Qytetarët e Ferizajit kanë mundësinë që të kërkojnë vende pune në panairin e punës që do të mbahet në shkollën fillore “Tefik Çanga”, prej orës 09:00 deri në ora 16:00. Organizatori i këtij panairi do të publikoj edhe pozitat e hapura për punë dhe praktikë pune, nga kompanitë dhe organizatat që do të jenë pjesëmarrëse në këtë panair. Pas qytetit të Ferizajt, panairet tjera të punës do të mbahen edhe në Prizren më 3 prill dhe në Pejë më 8 prill.
Këto panaire organizohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit, komunat përkatëse dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).